Arbenita Ismajli është një nga modelet më të dashura dhe të komentuara në rrjet.
Para disa kohësh në mediat rozë kanë qarkulluar disa lajme që modelja e njohur ka bërë një ndërhyrje plastike të hundës në një klinik ruse.
Aso kohe modelja ka reaguar duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat lidhur me këtë çështje.
Së fundmi është rihapur sërish kjo temë.
Një ndjekës ka pyetur Arbenitën në mesazhe se ku e ka realizuar rinoplastikën, ndërsa modelja nuk e ka kursyer përgjigjen epike.
“Do të ta thoja me shumë dëshirë, por për fat të keq me të do të takohesh vetëm kur të vdesësh”, shkruan modelja, duke lënë të nënkuptohet se ashtu e ka bërë Zoti.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/3084562006552257096/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CpXYsOLj7Kx/?utm_source=ig_web_copy_link