Digjet LOST-i në Tiranë me VIP-at dhe me një koncept të ri club-i, “PASHA NË CLUB” nga Acromax
“Pasha në Club” një nga eventet që u bë viral që në momentin që u paralajmërua.
Prej ditësh “Pasha në Club” ka ngjallur kuriozitet tek audienca e gjerë.
Eventi mban emrin e projektit që është lançuar nga DJ Dalool & Avaxus dhe Ethnically Plugged, i cili festoi dje premierën dhe gjendet në të gjitha platformat online, si: YouTube, Spotify, Apple Music, etj.
Linku: https://acromaxmedia.lnk.to/PashaNeClub
Acromax u kujdes që të bënte bashkë rreth 180 emrat më IN të estradës.
Nga bota e muzikës tek ajo e ekranit dhe modelingut, personazhet janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Sinan Hoxha ka qenë i pranishëm me partneren e tij Andrra Destanin. Soni Malaj, West Side Family, Keisi Medini, Alfred Sula, Leo El, Olsa Toqi, Irma Libohova, Sara Kolami, Belinda Dragot, Elio Shuli, Anaid Kaloti, Fjodora Fjora, Clevioli, Ervin Kurti, Serena Sula, Eni Shehi, Eraldo Rexho, Klinton Zeqiri, Ermal Peçi, Sindi Marina, Ester Bylyku, Gigliola Haveriku, Ksenja Shoshaj, Arinda Gjoni, Ana Gjini, Mateos Frroku, Xhensila Pere, Andi Vrapi e shumë të tjerë.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë në klubet e natës, mbrëmja e djeshme ka pasur një miksim motivesh popullore me ato moderne duke e bërë eventin më të këndshëm dhe unik. Ambienti ishte i kuruar në detaje duke i dhënë një atmosferë të veçantë gjithçkaje.
Argëtimi mes alkoolit, muzikës së shoqëruar edhe me balerina në ambientet e Lost Tirana, ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke shënuar një standard të ri eventesh.
Balerinat ishin veshur lireshëm të përshtatura për atmosferë club-i, por edhe me disa elemente tradicionale mbi trupe.
LOST-i ishte dekoruar me elemente tradicionale si cifteli të varura nga tavani dhe një photobooth gjigant.
Në mes të eventit ishte prezent gjithashtu edhe “Top Albania Radio” me Albana Rucin, e cila krijoi intervista pikante me shumë të ftuar, të cilat do të publikohen ekskluzivisht nga Top Albana Radio së shpejti.
Linku:https://www.youtube.com/playlist?list=PLDBHNGQFJGxPTivLOlMu3A–c6N3NV6WK
Në orët e vona të mbrëmjes Serena Sula është futur në mes të festës.
Ajo është një nga personazhet më të zhurmshme në rrjet dhe ka befasuar me hyrjen e saj ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë.
Serena ka filluar shfaqjen me një fustan nusërie që në fillim të rrugës ku ndodhet LOST-i dhe ka argëtuar dhe njerëzit që ishin prezent në ambientet e tjera të rrugës.
Përpara LOST-it ajo dha një intervistë të gjatë për “Top Albania Radio” ku u integruan edhe njerëz të ndryshëm që ishin në rrugë për të krijuar një show spontan atje. Pas hyrjes në club ajo ka hequr fustanin duke dhuruar spektakël për të gjithë të ftuarit. Sigurisht nuk kanë munguar performancat e saj duke bërë Twerk.
E gjithë kjo skenë është shoqëruar me shumë adrenalinë dhe brohërima.
Përvec katit të dytë ku ndodheshin VIP-at, u festua deri në orët e para të mëngjesit edhe në katin e parë, i cili është i mbushur deri në cepin e fundit.
Ka qënë hera e parë në historinë e club-eve që në një ambient të tillë kanë qenë të pranishëm po aq VIP-a se sa njerëz të thjeshtë dhe kanë festuar së bashku, edhe pse të ndare në dy kate, nën një koncept të ri feste shqiptare.
Linku:Acromax Media
Burimi i fotove: Acromax Media