Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Me performancën e tyre të këngës “Duje”, ata kanë elektrizuar skenën madhështore të festivalit europian të këngës, duke u pëlqyer tepër nga publiku.
Por pavarësisht kësaj vendi ynë u rendit në vendin e 22.
Së fundmi Albina ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke falenderuar publikun shqiptar për mbështetjen që i dha teksa ata ishin nën ethet e emocioneve.
“Mbështetja e popullit tim dhe të tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision.
Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën me të mirë falë jush!
Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!
Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë.
Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju! Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!
Duajeni dhe respektoni njëri-tjetrin, kjo është kultura jonë.
Ju përulemi dhe ju falenderojmë për çdo gjë!”, shkruan Albina krahas fotos me familjen e saj.
Linku: https://www.instagram.com/p/CsRZnjGqR4J/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqGiWMJKTxv/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==