0
0
Reperi Capital T po sjell një “dhuratë” të madhe për publikun shqiptar. Pas Tiranës, ai do të djegë skenën e Prishtinës me koncertin e tij madhështor “Time Capsule”, një udhëtim në kohë me të gjitha projektet e Trimit.
Ky event do të mbahet më 11 Gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga djali i qytetit që do të mbledhë fansat e muzikës së tij.
Deri tani, Capital T ka zbuluar emrat e dy artistëve të parë që do të performojnë në stadium. Ata janë Rina Balaj dhe Lluni.