Në lidhje me veshjen e Dua Lipës në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles, stilistja e famshme Tavia Sharp tha për “The Sun” se Dua i ka “tejkaluar limitet”.
Sipas saj ajo po tregon trupin e saj dhe ajo dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe. Sharp ishte veçanërisht skeptike për Dua Lipën me argumentin se ishte pothuajse nudo në premierën e filmit “Barbie”.
Sharp mendon se artistja po përpiqej të dërgonte mesazhin se “unë mund të vesh çfarë të dua dhe ju mund të mendoni se jam seksi apo çfarëdo tjetër, por unë kam të drejtë të vesh atë që dua”.
“Audienca e saj janë vajza të reja, ndaj nuk duhet të shkonte kaq larg duke u treguar ekstravagante,” shtoi stilistja.
Stilistja mendon se këngëtarja duhet të shmangë veshje të tilla zbuluese në të ardhmen.
Linku: https://www.thesun.co.uk/fabulous/23482905/dua-lipa-sexy-style-naked-dress/