Erjola prej ditësh po mendonte t’i bënte një lojë të fortë Ilnisës dhe Meritonit si shenjë hakmarrje për sulmet në lojë që ata i kanë bërë.
Ajo iu ka gatuar një hallvë si simbolikë e ‘vdekjes’ së tyre si banorë në kuadër të lojës.
Ky veprim ka acaruar një pjesë të banorëve të cilët e kanë konsideruar lëvizje të gabuar.
Ilnisa u përlot pasi po mendonte se e bija mund ta kishte përjetuar keq jashtë.
Vëllai i gazetares ka reagur me një postim së bashku me mbesën.
Teksa Erjola i përmend vdekjen dhe i gatuan hallvën, vëllai i gazetares bashkë me vajzën e Ilnisës kanë ngrënë tortë për shëndet dhe jetë të Ilnisës, kështu është shprehur Kevin Agolli në një foto të postuar në Instagram.
“Me Anaisin, per një tortë sot. Për shëndet e jete për te ëmën e saj dhe motrën time!”-shkruan ai
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:pexele.com