Në famljen e Bes Kallakut ka vend për festë i vogli i tij Amen feston 1 vjetorin e lindjes. Në një ditë kaq speciale për ta nuk kishte si të mungonte një urim special nga babi Besi.
Nëpërmjet disa momenteve të këndshme në rrjet sociale Besi shkruajti:
‘Amen, biri im!
Në ditëlindjen tënde të parë, po të dhuroj atë që duhet të kërkosh në fillim, mbretërinë e Perëndisë.
Askush në jetë nuk do të ta mësojë udhën, të vërtetën dhe jetën me shumë se sa ky libër, më shumë se sa fjala e Perendisë.
Gjithçka që do kërkosh dhe do pyesesh, çdo përgjigje do e gjesh këtu.
Do kuptosh përulësinë dhe dashurinë e mbi të gjitha përjetsinë.
Duaji të gjithë ata që ke afër, sidomos ata që do të rrinë afër në momentet e vështira. Jep dashuri në jetë, e vetmja gjë që do të të afrojë me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetës edhe vdekjes gjendet vetëm në gjuhën tënde e në fjalën tënde.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastërtia e ushqimit por çdo fjalë që del nga goja e tij. Qofsh i ëmbel mjalt, siç je, siç jeni bashkë me Ajkën. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel.’
Linku: https://www.instagram.com/reel/DCN1eMKocQI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=406a0bd8-6e7e-4334-aa4d-160b2e6ae5a1
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bes_kallaku/