Home ShowBiz U mbulua me shami, Çiljeta zbulon “shamatën” që i ndodhi
U mbulua me shami, Çiljeta zbulon “shamatën” që i ndodhi
0

U mbulua me shami, Çiljeta zbulon “shamatën” që i ndodhi

0
0

Në fillim të muajit të Ramazanit, këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Çiljeta, publikoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami, ndërkohë që uronte të gjithë besimtarët myslimanë.

Por pas publikimit të kësaj videoje, pati reagime të shumta në mediat sociale, ku u shkruajt se Çiljeta u mbulua me shami.

E ftuar në emisonin “Ftesë në Pesë”, Çiljeta u pyet në lidhje më këtë video. Këngëtarja e konsideroi normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, sqaroi ajo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FUmLWl1Pg1M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BooZhVKBt7o/