Dje u zhvillua ndeshja midis Shqipërisë dhe Spanjës, e cila nuk përfundoi në favor të Shqipërisë. Sigurisht që një ndeshje e humbur, nuk është ajo që tifozët dëshirojnë, por në lojë ka fitues dhe humbës. Ermal Mamaqi si një tifoz i Shqipërisë, duket se nuk ka qënë fort i kënaqur me lojën e djemve tanë. Ai ka realizuar dy postime, në të cilat e shfaq hapur pakënaqësinë.
Mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto të portierit të Spanjës, duke shkruar: “Pse nuk i dhanë një karrige këtij se gjynah?” Inati nuk i ka dalë me zgjimin, pasi edhe pak minuta më parë ka shkruar: “Sa e urrej kur më thonë: Prit këtu mos bëj gjë se e zgjidhim ne këtë punë! Sikur jam portieri i Spanjës unë.”
Këto janë postimet e tij:
https://www.instagram.com/p/BLWzmVkjNjj/?taken-by=ermalmamaqiofficial&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BLWzmVkjNjj/?taken-by=ermalmamaqiofficial&hl=en
