Home ShowBiz Aurela Gaçe i bashkohet Markelit në një mesazh të jashtzakonshëm
Aurela Gaçe i bashkohet Markelit në një mesazh të jashtzakonshëm
0

Aurela Gaçe i bashkohet Markelit në një mesazh të jashtzakonshëm

0
0

“Si unë je, e ke një emër, si unë je, e do ti jetën.” është ky refreni i këngës së Markel Capo, i cili ka zgjedhur një mesazh vërtet të ndjerë, për të përcjellë me këngën e tij, të titulluar “Si unë”.
Shpesh janë kategorizuar vetëm nga paraqitja, në të shkuarën janë margjinalizuar dhe fshehur me turp nga familjet e tyre. Këto janë fakte të patjetërsueshme tashme, por fatmirësisht ne mund të bëjmë diçka për të ardhmen. Sepse personat me Sindromën Down meritojnë të jenë të lumtur, si kushdo. “Si unë”, si ti, si ne, si ju të gjithë.
Zërit dhe mesazhit drithërues të Markelit i është bashkuar edhe e madhja Aurela Gaçe, e cila në profilin e saj në facebook, ka ndarë me ndjekësit klipin e kësaj balade që përpiqet të ndërgjegjësojë këdo me mesazhin emocionues, siç e cilëson edhe vetë Aurela.

2017-12-12 14_56_36-Aurela Gace - Posts

Link: https://www.facebook.com/Aurela.Gace.Official/posts/10155824132744034

Burimi i videos dhe fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=Il4hNn12Azg&feature=youtu.be