Ana Lika, aktorja e njohur dhe e bërë edhe më e dashur për publikun pas pjesëmarrjes në “DWM”, ka deklaruar për herë të parë se është e dashuruar.
E ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, Ana Lika ndër të tjera tha se është e dashuruar dhe se i dashuri i saj nuk është artist.
“Jam e dashuruar nuk e mohoj dot, kjo duket në sytë e mi me lente që vezullojën. Unë nuk thash që jam e lidhur, por nuk është artist. Është një person që unë vërtet e dashroj shumë e kam patur gjithë jetën në krah, por që nuk është artist”, u shpreh Lika.
Annais Lika: Jam e dashuruar, “ai” nuk është artist
E ftuar në “Wake Up”, aktorja Annais Lika krahas projekteve për të ardhmen, rrëfeu edhe një anë personale të jetës së saj private. “Jam e dashuruar, por “ai” nuk është artist. E kam shumë xhan”, u shpreh Anna. Ndërkaq aktorja tha se shfaqja e parë “Çifti i çuditshëm” me regji të Inis Gjonit, mund të jetë një nga ato shfaqje që mund t’i hapë rrugën në të ardhmen. “Jam në një diskutim me një mikeshën time për një shfaqje tjetër”, tha aktorja. Ajo ka qenë pjesë e “Pa Limit”, në Top Channel, ku ishte një ndër aktoret më të dashura të së dielës.
Posted by Wake Up në Top Channel on Wednesday, January 17, 2018
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156005940149793/
Burimi i foros kryesore: https://www.facebook.com/wakeuptch/photos/a.10151549534834793.1073741825.189305079792/10156005666749793/?type=3&theater