Home Aktualitet E rëndë, ylli i Tik Tokut vret veten në moshën 18 vjeçare
E rëndë, ylli i Tik Tokut vret veten në moshën 18 vjeçare
0

E rëndë, ylli i Tik Tokut vret veten në moshën 18 vjeçare

0
0

Ylli i Tik Tokut dhe YouTube Dazharia Shaffer ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare pasi kreu vetëvrasje.

Lajmin e konfirmoi i ati i saj i cili tha në një deklaratë se ishte i papërgatitur për vdekjen e saj.

“Do të doja shumë që të kishte folur me mua për stresin dhe mendimet që e çuan në vetëvrasje. Do t’ja kishim dalë bashkë”, thotë ai ndër të tjera.

Shaffer ishte shumë e njohur në Tik Tok dhe numëronte mbi një milion ndjekës, po ashtu ishte e famshme edhe në instagram dhe Youtube.

Nuk dihen ende motivet e veprimit ekstrem të 18 vjeçares, por tashmë është konfirmuar që ajo ndërroi jetë pas kreu vetëvrasje.

Nëna e 18 vjeçares është shprehur e hidhëruar për largimin nga jeta të së bijës duke thënë se nuk mund ta besoj që ajo nuk është më.

dazharia

Link: https://www.instagram.com/p/CJUwIRPAMK7/

Burimi i lajmit: https://gulfnews.com/entertainment/tiktok-star-dazharia-shaffer-dies-in-apparent-suicide-1.77118344