Home Aktualitet Plagoset gjatë xhirimeve, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur
Plagoset gjatë xhirimeve, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur
0

Plagoset gjatë xhirimeve, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur

0
0

Nick Jonas u plagos ndërsa po xhironte një shfaqje të re, burime pranë TMZ-së kanë konfirmuar lajmin.

Nick ishte në xhirime kur incidenti ndodhi, burimet nuk kanë zbuluar natyrën e aksidentit ose dëmtimit. Situata ishte mjaft serioze sa ai u dërgua me ambulancë në një spital aty pranë.

Burimet thonë që Nick është kthyer në shtëpi dhe do të shfaqet siç është planifikuar të hënën në “The Voice”.

Nick aktualisht është në Los Angeles ndërsa gruaja e tij, aktorja Priyanka Chopra ndodhet në Londër.

Ajo ka qenë atje që nga fundi i vitit të kaluar për xhirimin e disa projekteve. Ndërkohë, Nick ka qenë duke punuar për “The Voice” dhe albumin e tij, Spaceman.

Përveç The Voice, Jonas është angazhuar me gruan e tij për të mbledhur fonde për Indinë, e cila është në mes të një vale vdekjeprurëse të pandemisë.

Linku: https://www.tmz.com/2021/05/16/nick-jonas-injured-on-set-hospitalized/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COwIryCD_6r/