Home ShowBiz Vajza e ditëlindjes! Fjoralba Ponari merr dhuratën speciale nga Françesko
Vajza e ditëlindjes! Fjoralba Ponari merr dhuratën speciale nga Françesko
0

Vajza e ditëlindjes! Fjoralba Ponari merr dhuratën speciale nga Françesko

0
0

Fjoralba Ponari sot është vajza e ditëlindjes dhe arsyet për të festuar sa vijnë dhe shtohen për të.

Ky 27 vjetor ka qenë padiskutim një nga më të sukseshmet në aspektin profesional ku brenda pak kohësh ajo po kthehet në një nga moderatoret më të kërkuara të ekranit.

Në aspektin e dashurisë Ponari është shprehur se ndihet më e përmbushur se kurrë më parë përkrah Françeskos.

Urimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit por vëmendjen e festës e rrëmbeu partneri i saj. Françesko ka vendosur ti dhurojë një libër që mban historinë e tyre të dashurisë.

‘Historia jonë! Të dua, Franci’, shkruhet në kapakun e librit. Nga të gjitha ato që kemi parë kohët e fundit lart e poshtë kjo ishte padiskutim një nga dhuratat më të veçanta.

Moderatorja gjithmonë ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen ekspozimi në mediat rozë dhe për të postuar një foto i duhet të debatojë shumë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2603452234423731825/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/