Selin Bollati ka publikuar në rrjetet sociale një moment të ngrohtë pranë partnerit të saj, DJ Gimbo.
Balerina ka ndarë në InstaStory një fotografi ku çifti shfaqet duke u përqafuar, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Ai kishte nevojë për një përqafim”, ka shkruar Selin krahas fotos.
Selin dhe DJ Gimbo vazhdojnë të ndajnë herë pas here momente nga jeta e tyre e përditshme, duke treguar afrimitetin dhe anën romantike të marrëdhënies.
Dyshja u njohën gjatë edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa romanca e tyre vijoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Çdo postim i tyre vazhdon të zgjojë interes të madh në rrjetet sociale.
Burimi;https://www.instagram.com/stories/selinbollatii/3980908049266974222/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/stories/selinbollatii/3980908049266974222/?hl=en