Home ShowBiz Oprah Winfrey trajton rastin Lindsay Clancy dhe psikozën pas lindjes në një emision të veçantë
Oprah Winfrey trajton rastin Lindsay Clancy dhe psikozën pas lindjes në një emision të veçantë
0

Oprah Winfrey ka realizuar një bisedë të veçantë në Massachusetts për rastin e Lindsay Clancy, një ngjarje që ka nxitur debat të gjerë në SHBA mbi shëndetin mendor pas lindjes, përgjegjësinë penale dhe mbështetjen për nënat.

Lindsay Clancy akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj në janar të vitit 2023, përpara se të tentonte t’i jepte fund jetës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo ka mbetur e paralizuar nga mesi e poshtë.

Pas 21 ditësh dëshmi nga më shumë se 80 dëshmitarë, juria nuk arriti një vendim unanim. Mbrojtja e saj ka argumentuar se Clancy duhet të shpallet e pafajshme për shkak të paaftësisë mendore, duke pretenduar se ajo po përjetonte psikozë pas lindjes. Nga ana tjetër, prokuroria ka mbajtur qëndrimin se bëhet fjalë për vrasje të paramenduar të shkallës së parë.

Në episod, Oprah zhvillon një diskutim të gjerë me ekspertë mjekësorë, studiues të ligjit, gra që kanë përjetuar psikozë pas lindjes dhe figura që ndajnë këndvështrime të ndryshme mbi rastin.

Pjesë e bisedës është edhe një intervistë ekskluzive me Meg Hamp, infermiere që ka punuar me Lindsay Clancy për shtatë vite dhe ka dëshmuar në gjyqin e saj.

Emisioni synon të hedhë dritë mbi një çështje të ndërlikuar të shëndetit mendor, duke sjellë dëshmi personale dhe opinione të ndryshme. Oprah Winfrey ka trajtuar për dekada temat e depresionit dhe psikozës pas lindjes, me synimin për të nxitur një diskutim më të hapur dhe më të ndërgjegjshëm në shoqëri.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=fxo_-svGEIE

Foto;