Producenti dhe muzikanti Benny Blanco ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Selena Gomez, duke zbuluar momentin kur kuptoi se artistja ishte personi me të cilin dëshironte të martohej.
Në një intervistë për “Open Book with Jenna Bush Hager”, Blanco ndau detaje nga jeta e tij personale, duke folur për dashurinë, frikën, dështimin dhe guximin për të ndjekur atë që dëshiron në jetë.
Ai tregoi historinë e një nate që, sipas tij, e bëri të kuptonte se Selena Gomez ishte “e duhura” për të. Benny Blanco foli gjithashtu për cilësitë e thjeshta që kërkonte te partnerja e tij dhe për rëndësinë që ka lidhja e sinqertë në një marrëdhënie.
Gjatë bisedës, producenti u ndal edhe te libri i tij i ri, duke theksuar se dështimi është një pjesë e domosdoshme e suksesit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të lejojnë që frika t’i ndalojë nga provat, gabimet dhe mundësitë e reja.
Blanco i inkurajoi njerëzit të dalin nga zona e komfortit dhe të mos kenë frikë të shfaqin veten apo të ndjekin ëndrrat e tyre, edhe kur rezultati nuk është i sigurt.