Home ShowBiz Greta Kazazi flet për marrëdhënien me familjen e Onnos dhe Selin Bollatin: “E kam si nënë të dytë”
Greta Kazazi flet për marrëdhënien me familjen e Onnos dhe Selin Bollatin: “E kam si nënë të dytë”
0

Greta Kazazi flet për marrëdhënien me familjen e Onnos dhe Selin Bollatin: “E kam si nënë të dytë”

0
0

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në ekran me një projekt të ri në Top Channel.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-banorja e BBVIP foli për planet e saj profesionale, por ndau edhe detaje nga jeta personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Onno.

Një nga temat e bisedës ishte festa e 25-vjetorit të Gretës, ku u takuan për herë të parë familjet e çiftit. E pyetur nëse ky takim kishte qenë një lloj fejese, ajo e mohoi këtë mundësi.

“Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë”, tha Greta.

Ajo u shpreh me fjalë të ngrohta edhe për nënën e Onnos, duke treguar se mes tyre është krijuar një raport shumë i afërt.

“E kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vjehrrë”, u shpreh Kazazi.

Greta tha se ka marrëdhënie të mirë edhe me babain e partnerit, ndërsa Onno ka krijuar të njëjtën afërsi me prindërit e saj. “Jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri-tjetrit”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës, Greta sqaroi edhe raportin e saj me Selin Bollatin. Ajo tha se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e mirë, edhe pse angazhimet profesionale dhe qëndrimi i Seli­n në Kosovë i kanë bërë të takohen më rrallë kohët e fundit.

“Shumë mirë, jam shumë e lumtur. Për shkak të punës dhe se ajo ka qenë edhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera”, deklaroi Greta.

Sa i takon një bashkëpunimi të mundshëm mes Onnos dhe DJ Gimbos, ajo tregoi se dy djemtë komunikojnë për çështje pune, por preferon të mos ndërhyjë në diskutimet e tyre.

Ndërkohë, Greta Kazazi konfirmoi se pas përfundimit të rrugëtimit në BBVIP 5 nuk do të qëndrojë gjatë larg kamerave. Ajo pritet të jetë pjesë e një programi të ri në Top Channel, pa zbuluar ende më shumë detaje.

Burimi;https://www.instagram.com/gretakazazi/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/gretakazazi/?hl=en