1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Nënë 24 vjeçe? Në asnjë mënyrë!”, Bebe Rexha triumfon në “Billboard” dhe sfidon traditat shqiptare
“Nënë 24 vjeçe? Në asnjë mënyrë!”, Bebe Rexha triumfon në “Billboard” dhe sfidon traditat shqiptare
0

“Nënë 24 vjeçe? Në asnjë mënyrë!”, Bebe Rexha triumfon në “Billboard” dhe sfidon traditat shqiptare

0
0

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha është vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, në shenjë mirënjohjeje për suksesin dhe kontributin e saj në industrinë muzikore.

Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë, artistja u kthye pas në kohë, duke kujtuar ëndrrën e fëmijërisë për të qenë një ditë pjesë e listave të “Billboard”. Ajo tregoi se kur shkonte në dyqan me të ëmën, nxitonte drejt sektorit të revistave për të parë renditjen e këngëve më të suksesshme.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu Rexha.