Home Lifestyle Çfarë do të ndiqni në natën e ndërrimit të viteve – Televizionet të mbushur me programacione
Çfarë do të ndiqni në natën e ndërrimit të viteve – Televizionet të mbushur me programacione
0

Çfarë do të ndiqni në natën e ndërrimit të viteve – Televizionet të mbushur me programacione

0
0

Nata e ndërrimit të viteve i gjen të gjithë të shtruar në tryezat e mbushura plot e përpara televizorit. Pavarësisht nëse zgjedh të festosh jashtë shtëpisë, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve qëndrojnë me familjen deri në orën 00:00. Sytë e të gjithëve i drejtohen ekranit dhe këtë vit ka shumë mundësi zgjedhjeje të cilat vërtiten rreth humorit.

Zgjedhja do të jetë shumë e vështirë, por ju takon juve!
Vizion Plus do të jetë me “Tu Si Que Vales”. Do të jetë finalja e madhe e këtij programi, në të cilën do të shpallet edhe fituesi. Programi starton në orën 21:00.
Top Channel do të jetë me “Portokalli”, por që mbrëmja e këtij viti do të quhet “Trafik 2017”. Ajo do të startojë në orën 21:00 dhe do t`ju ofrojë jo vetëm humor, por edhe muzikë.
Klan Tv do të ketë gjithashtu një programacion të ngjeshur në ditët e festave, me humor, argëtim dhe muzikë.

Burimi i fotos: © Tookapic https://www.pexels.com/photo/night-television-tv-video-8158/