0
0
A mund të konceptohet një udhëtim pa marrë me vete gjërat e domosdoshme? Është bukur të shkosh të takosh familjarët apo miqtë kudo në botë, por të udhëtosh nuk është aspak e lehtë. Mund të kalojmë orë të tëra në tren, avion, anije, apo makinë, por të gjitha na lodhin. Ndër vite në udhëtime kemi mësuar edhe disa truke sesi ta bëjmë një eksperiencë më të kënaqshme dhe komode. Ka pesë gjëra që nuk duhet të mungojnë në rrugën tuaj.
- Nëse ju shqetëson zhurma e rrugës së gjatë, një palë kufje do të bënin diferencën.
- Dark Sky është i domosdoshëm pasi askush nuk dëshiron të udhëtojë në një mot të keq, por dhe nëse rastis të jetë ashtu, të paktën duhet të jesh në dijeni. Përmes opsionit të lokacionit Dark Sky do të japë informacion për motin në vendin ku ndodheni ju ekzaktësisht.
- iPad Pro është “kompjuteri” i vetëm që ju duhet ta keni me vete. Udhëtimi ka nevojë edhe për argëtim.
- Nëse udhëtimi do të zgjasë shumë, atëherë do të ishte mirë të mendonit edhe për një tastierë. Do ta bënte më komod udhëtimin dhe më të lezetshëm atë.
- Mbase nuk ju kishte shkuar në mendje, por asnjëherë nuk i dihet, ndaj mirë është që në udhëtim të merrni më tepër fisha karrikimi. Nëse prishet një, ku do ta gjeni tjetrin?
Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/insider-picks-travel-essentials-2017-5/#brandt-ranj-associate-commerce-editor-1
Burim i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/adult-book-business-cactus-297755/