Home ShowBiz Dritëro Agolli emocionon Ardit Gjebrean përmes një letre
Dritëro Agolli emocionon Ardit Gjebrean përmes një letre
0

Dritëro Agolli emocionon Ardit Gjebrean përmes një letre

0
0

Disa njerëz kanë aftësinë të na emocionojnë edhe pasi kanë ikur nga kjo botë. Bashkëpunimi i Ardit Gjebreas dhe Dritëro Agollit është i hershëm dhe vetë Agolli ka shkruar diçka në lidhje me këtë.
Ka lënë një dorëshkrim të cilin e bija e tij Elona, ia ka dërguar Arditit. Shkrimtari i penës së artë ka shkruar në lidhje me poezinë e tij “Kur të jesh mërzitur shumë”, të kompozuar e kënduar nga Gjebrea. Autori ka zbuluar se muzika është kompozuar nga Arditi, përpara se poezia të botohej në “Udhëtoj i menduar”.
Është perlë fakti se vetë Agolli ka dhënë një këndvështrim të poezisë duke treguar se është mes jetës dhe vdekjes e se njeriu nëse bën gjëra të mira nuk mund të vdesë asnjëherë.

https://www.instagram.com/p/BVUlhYHBdxg/

Link: https://www.instagram.com/p/BVUlhYHBdxg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSf_6NjBQbf/?taken-by=arditgjebrea