Home Travel Mos i vishni rrobat e preferuara në udhëtim
Mos i vishni rrobat e preferuara në udhëtim
0

Mos i vishni rrobat e preferuara në udhëtim

0
0

Pushimet e verës mbaruam, por punë e madhe. Ka ditë plot përpara. Nëse është mundësia mund të bëhen edhe pushime vjeshte dhe dimri. Kurdo që të jetë hera tjetër e udhëtimit përpiquni ta planifikoni më mirë atë, duke zgjedhur veshjen perfekte. Mos na thoni që s`keni parë kurrë njerëz të veshur ndoshta bukur, por që iu duket djersa, apo janë me minifund nëpër aeroport. Kështë që pavarësisht stilit të veshjes që edhe juve keni, duhet të jeni të ndërgjegjshëm për disa gjëra.
Veshjet e komplikuara
Mendoni që do jeni gjatë gjithë ditës nëpër rrugë dhe do t`ju duhet të përdorni tualetet e aeroportit dhe avionit. Paliçetat që duhet të zhvishen që nga sipër ndoshta nuk janë zgjedhja e duhur për një ditë të tillë.
Veshjen tënde të preferuar
Me storyt e Facebook dhe Instagram ku nisni të postoni që në momentet e para të udhëtimit, shfrytëzoni një nga veshjet tuaja më të mira, atë të preferuarën për fluturim, ndërkohë që mund ta kurseni për pushimet. Asnjëherë mos vishni rrobat tuaja të preferuara në udhëtim. Nëse diçka derdhet në to atëherë do t`ju vijë vërtetë keq.
Rrobat e verës
Nëse po shkoni për udhëtime vere jeni të entuziazmuar nga plazhi dhe harroni temperaturën e avionit. Ruaji rrobat e verës për momentet kur të kesh mbërritur në destinacion, sepse asnjëherë s`ke për ta ditur se sa ftohtë mund të jetë në avion.
Pantallonat e shkurtra dhe një këmishë do të ishin na rregull. Madje një shall ose batanije e hollë mund t`ju shpëtojnë jetën.
Shapka me gisht
Shapkat me gisht futini në valixhe që t`i vishni kur të mbërrini. Në avion mund të bëhet shumë nxehtë ndonjëherë dhe duke qëndruar 5 apo 6 orë pa lëvizur ato mund të djersijnë. Nëse ndodh kjo atëherë do të vijnë erë e keqe dhe s`do keni mundësi me çfarë t`i mbuloni.
Materiale rrobash që të krijojnë kruajtje
Ndërkohë që zgjidhni ç`do vishni, konsideroni edhe materialin. Nëse është diçka prej leshi që mund t`ju shkaktojë kruajtje të trupit, atëherë nuk ia vlen. Ndryshimet e temperaturës në avion, herë ngrohtë e herë ftohtë do t`ju shkaktojnë problem.
Këpucë të parehatshme
Zgjidhni stilin më të rehatshëm. Asnjëherë s`keni për ta ditur se sa larg do të jetë “gate” juaj. Mund të vraponi, të tërhiqni valixhe. Takat do të ishin një ide shumë e keqe.
Pizhamat
Nëse e keni pasur ndonjëherë avionin në 5 të mëngjesit mund të keni menduar se është më mirë të shkoni me pizhama. Gjithsesi mbani parasysh se do të dilni në publik.
Parfum të rëndë
Asnjëherë s`mund ta dini se nga çfarë mund të ketë alergji komshiu juaj, pra ai që do ulet pranë jush në avion. Mund të ketë edhe të përziera nga rruga dhe parfumi juaj i rëndë mund t`ia provokojë.
Rrobat e rehatshme
Mund të jenë bluzat e mëdha, shumë më të mëdha sesa masa juaj që janë të rehatshme, por mund t`ju tregojnë disi të çuditshëm. Njerëzit mund të mendojnë se ju po fshihni diçka poshtë bluzës së madhe.
Streçet
Ato mund të jenë shumë sportive dhe të rehatshme, por mund t`ju sjellin probleme. Ndoshta nuk ju lejojnë fare të hipni në avion me to, për shkak të kodit të veshjes. Nuk është diçka që s`ka ndodhur.
Kështu që, kontrolloni kodin e veshjes
Nëse dëshiron kaq shumë të shkosh me streçe, më parë sigurohu të kesh lexuar rregullat e kodit të veshjes në kompaninë ajrore me të cilën do fluturoni.
Sigurohu të gjesh rehatin
Sigurohuni që dukjes bukur t`i shtoni komfortin. Çfarëdo që të vishni, duhet të ndiheni rehat mbi të gjitha.

Burimi i lajmit: http://www.thelist.com/60030/things-never-wear-airplane/

Burimi i fotos: © Skitterphoto https://www.pexels.com/photo/people-sign-traveling-blur-2069/