Home ShowBiz Pas lindjes së Kylie Jenner, vjen edhe urimi i motrës së saj Khloe Kardashian
Pas lindjes së Kylie Jenner, vjen edhe urimi i motrës së saj Khloe Kardashian
0

Pas lindjes së Kylie Jenner, vjen edhe urimi i motrës së saj Khloe Kardashian

0
0

E mbajti të fshehur përgjatë nëntë muajve, por Kylie Jenner lindjen e vajzës së saj nuk e mbajti dot private. Ajo menjëherë përmes rrjetit social instagram e ka konfirmuar ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël. Më t’u dëgjuar ky lajm, kanë filluar urimet e njëpasnjëshme për të. Ndër këto urime pa dyshim që nuk mungoi edhe i motrës së saj Khloes, ku kjo e fundit përmes një fotoje në instagram uroi motrën e saj me një mesazh shumë të veçantë.

“Urime e ëmbla ime, Kylie. Çfarë udhëtimi magjik ka qenë. Do të më mungoj që te jemi me barkë të fryer të dyja. Për një milionë jetë nuk mendoja se do ta bëjmë këtë bashkë, por ka qenë shumë më e veçantë kështu. Zoti është kaq i madh. Ai kishte planin e tij gjatë gjithë kohës. Te dua e vogla mama, shumë dashuri mama“, ishin këto fjalët që Khloe la si mbishkrim për gëzimin e dyanshëm mes saj dhe Kylie.

 

https://www.instagram.com/p/BeywIbWh_IW/?taken-by=khloekardashian

Linku: https://www.instagram.com/p/BeywIbWh_IW/?taken-by=khloekardashian

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcImHQVFtoM/?taken-by=khloekardashian