Home ShowBiz Dhurata Ahmetaj thumbon Kardashianët, ja çfarë thotë ajo
Dhurata Ahmetaj thumbon Kardashianët, ja çfarë thotë ajo
0

Dhurata Ahmetaj thumbon Kardashianët, ja çfarë thotë ajo

0
0

Shquhet si një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila suksesin e saj e gëzoi përmes disa këngëve që kanë qenë shumë të dëgjuara nga publiku. Por këngëtarja Dhurata Ahmetaj tashmë e një kohë nuk është aktive sa i përket skenës muzikore.

Pavarësisht kësaj ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, përmes së cilit herë pas here publikon foto nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka hedhë në të një fotografi shumë të bukur përmes së cilës ka thumbuar të famshmet Kardashian.

Ajo në këtë foto ka shkruar “Në një botë me plot Kardashians, ai deshti diçka tjetër”. Me këtë ajo lë të kuptohet se jo të gjithë vrapojnë pas vajzave me të pasme dhe gjoks sikur të motrave Kardashian, të cilat tashmë janë bërë hit tek një femër.

Dhurata në këtë foto ka dal aq thjeshtë dhe bukur në një ambient të hapur mbushur me plot borë. Por ajo lë enigmë personin që dëshiron diçka tjetër, për dallim nga meshkujt e tjerë që janë të tunduar nga “Famous Kardashians”.

https://www.instagram.com/p/Be0qiV0gdNS/?taken-by=dhurataahmetaj

Linku: https://www.instagram.com/p/Be0qiV0gdNS/?taken-by=dhurataahmetaj

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdvymdxAv7t/?taken-by=dhurataahmetaj