Home Sport Habit Hygerta Sako: ”Tifozët kërkuan të më zhvishnin”
Habit Hygerta Sako: ”Tifozët kërkuan të më zhvishnin”
0

Habit Hygerta Sako: ”Tifozët kërkuan të më zhvishnin”

0
0

Hygerta Sako, moderatorja bukuroshe e sportit, ishte e ftuar në emisionin ”Pasdite në Top Channel”. Ish-Miss Albania ndër të tjera ka folur edhe për paragjykimin që ende ekziston në Shqipëri, për femrat që flasin për futboll.

Por Hygerta tregoi edhe një situatë të sikletshme. Kur po raportonte ndeshjen Tirana-Partizani ishte vënë në siklet pasi tifozët i kërkonin të hiqte xhupin.

“Kisha veshur pantallona, bluzë të zezë dhe një xhup të kuq. Që përpara se të merresha me gazetari sportive njihesha si tifoze e Partizanit dhe prej kësaj tifozët Tironës bërtisnin me të madhe ‘Hiqe, hiqe’, e kishin fjalën për xhupin e kuq. Donin të më zhvishnin, por në fakt unë e kisha veshur se më shkon e kuqja jo për të bërë tifozen”, rrëfeu ajo.

Link: https://youtu.be/0qHpnOFGE_A?t=199

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/1502642953149414/photos/pcb.1559556954124680/1559555500791492/?type=3&theater