Home Sport Florian Marku arrestohet një ditë para ndeshjes. Histori marramendëse
Florian Marku arrestohet një ditë para ndeshjes. Histori marramendëse
0

Florian Marku arrestohet një ditë para ndeshjes. Histori marramendëse

0
0

Ai është një kampion i padiskutuar, por edhe një djal simpatik energjik dhe i vuajtur shumë. Jeta e tij mund të vlejë një ditë si skenar filmi, pasi ai ka kaluar aq shumë peripeci sa çuditet edhe vetë kur i tregon.

Kick-boxer-i shqiptar Florian Marku është me ambicie shumë të mëdha dhe shumë premtues. Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote. Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer. Ai rrëfeu se në kulmin e karrierës në Austri u arrestua vetëm një ditë përpara një ndeshje. “Në kulmin e karrierës në atë kohë në Austri më arrestuan.

Një polic më njohu pasi kishte prerë biletën për të parë ndeshjen që unë kisha ndeshje. Unë kam vetëm një motër më të madhe se unë dhe familja e përjetoi keq faktin që më arrestuan. Në burg asnjëri smë bënte karshillik. Në burg isha 23 orë brenda në dhomë vetëm, një orë kishim ajrim. Unë kam qëndruar 4 muaj e gjysmë në burg në Austri më pas më çuan në Greqi dhe aty ishte njësoj si të isha jashtë. Ishim 10 veta në dhomë, kishte palestër, gatuan vetë, mund të blesh ushqime në supermarket”, tha Marku.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aNUyOgk3Jfg

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan