Çfarë i ka bërë bashkë Klodian Çelën dhe Lorik Canën? Çela ishte një ndër meshkujt e parë shqiptarë që deklaroi publikisht se kishte prirje të ndryshme seksuale, gjatë edicionit të Big Brother 3, në Top Channel.
Futbolli ka bashkuar këtë herë në stadium Çelën dhe Canën.
Klodi është nga Lezha, por që një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në Itali, ku edhe jeton e punon aktualisht. Së fundi, Klodi ka preferuar të ndjekë në shkallët e stadiumit derbin e Romës, mes verdhekuqve dhe Lazios, që u luajt mbrëmjen e të dielës.
Duket se në shkallët e stadiumit ai ka qenë përkrah ish kapitenit të Kombëtares shqiptare, pasi Loriku ka publikuar një selfie me të.
Link: https://www.instagram.com/lorikcana/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfLwdJ0Hm3y/?taken-by=lorikcana