Home ShowBiz Gjiko dhe Elita Rudi fejohen zyrtarisht. Ja propozimi emocionues i reperit
Gjiko dhe Elita Rudi fejohen zyrtarisht. Ja propozimi emocionues i reperit
0

Gjiko dhe Elita Rudi fejohen zyrtarisht. Ja propozimi emocionues i reperit

0
0

Një prej çifteve më të dashur dhe të njohur të showbiz-it shqiptar, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja bukuroshe Elita Rudi, kanë hedhur një hap të rëndësishëm. Dje moderatorja kishte ditëlindjen e saj të 25-të dhe nëpërmjet pamjeve në Instagram, ajo zbuloi surprizën e mrekullueshme që Gjiko i kishte bërë asaj, duke e zbukuruar dhomën plot me trëndafila. Por mesa duket, surprizat nuk kanë pasur të mbaruar për Elitën. Në një foto që reperi ka publikuar para disa minutash në Instagram, ai ka bërë të ditur se i ka propozuar për martesë Elitës gjatë darkës së djeshme që ishin mbledhur për ditëlindjen e saj dhe ajo ka pranuar.

Në këto foto kaq të ëmbla, që ka shpërndarë më pas edhe Elita në profilin e saj, reperi është ulur në gjunjë si e do tradita dhe ka propozuar bukuroshen, e cila shihet mjaft e emocionuar.

Ajo tha Po”, ka shkruar reperi në foton e publikuar, ndërsa Elita është shprehur: “Pra, unë thashë PO”, ku ka ndarë një foto nga propozimi dhe një foto të unazës së saj të fejesës me gur diamanti. Dyshja simpatike duken të bërë për njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/p/BkkdMTLhdXf/?taken-by=elita.rudi

Link: https://www.instagram.com/p/BkkdMTLhdXf/?taken-by=elita.rudi

https://www.instagram.com/p/BknNjzRno6t/?taken-by=gjikotheflyboy

Link: https://www.instagram.com/p/BknNjzRno6t/?taken-by=gjikotheflyboy

https://www.instagram.com/p/BknN6mghRFs/?taken-by=elita.rudi

Link: https://www.instagram.com/p/BknN6mghRFs/?taken-by=elita.rudi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgeUrHBHj–/?taken-by=gjikotheflyboy