Home ShowBiz Arian Çani ndryshon një rregull të hershëm në “Zonë e Lirë”!
Arian Çani ndryshon një rregull të hershëm në “Zonë e Lirë”!
0

Arian Çani ndryshon një rregull të hershëm në “Zonë e Lirë”!

0
0

Drejtuesi i ‘Zonë e Lirë’ Arian Çani e kishte kthyer në traditë mënyrën se si i priste mysafirët në emision.

Aq shumë e dukshme ishte saqë u vu re menjëherë nga të ftuarit e këtij sezoni të ri mungesa e atij veprimi.

Sa herë që hynin në studio por edhe kur dilnin Çani i takonte të ftuarit duke ju uruar një mirëseardhje e duke shkëmbyer përqafim ose puthje në faqe.

Por mesa duket në sezonin e ri ka hequr dorë nga kjo traditë disavjeçare. Ariani nuk i takon më të ftuarit kur hyjnë në studio, por vetëm kur dalin.

Këtë vendim të ri ai e tregoi kur Alida Duka e pyeti pse nuk e takoi.

“Tani kam vendosur një rregull të ri, të ftuarit nuk i takoj më kur vijnë por kur ikin, pra do të puthemi vetëm një herë, kjo për shkak të boshllëqeve që krijohen në ekran”, u shpreh Çani.

Link: https://youtu.be/HbzlyXyRH5U?t=33

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10151719605259196/10157323650979196/?type=3&theater