Home Business / Technology YouTube, gabim teknik në numerimin e “likes”
YouTube, gabim teknik në numerimin e “likes”
0

YouTube, gabim teknik në numerimin e “likes”

0
0

Nga burime komunikimi me platformën YouTube, kompania Acromax Media ka mundur të sigurojë informacione në lidhje me numërimin e “likes”, pëlqimeve në materiale të ndryshme. Altualisht ka nje problem me përditësimin e saktë të Likes dhe Dislikes të videove në Platformën e YouTube.

Ky ‘Bug’ po shkakton luhatje dhe zbritje në Likes dhe Dislikes, duke ngatërruar dhe shqetësuar si publikuesit e videove ashtu dhe përdoruesit e kësaj platforme.

Në një korespondencë direkte të Acromax me stafin e YouTube ata sqarojnë se burimi i problemit është izoluar dhe se po punohet aktivisht në zgjidhjen e tij.

Me zgjidhjen e problemit pritet që statistikat e Likes dhe Dislikes të rikthehen në normalitet dhe të pasqyrojnë statusin konkret të tyre për çdo video.

Foto: https://www.youtube.com/