Home ShowBiz Seldi hedh poshtë “dashninë” me Mimozën, i kushton “S’ka dashni”
Seldi hedh poshtë “dashninë” me Mimozën, i kushton “S’ka dashni”
0

Seldi hedh poshtë “dashninë” me Mimozën, i kushton “S’ka dashni”

0
0

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ishin ndoshta çifti më i përfolur i 2018-ës. Fillimisht fejesa e më pas ndarja e tyre u mediatizuan shumë.

Ndarja e tyre, edhe pse u tha që ishte në mënyrë paqësore, u pasua nga deklarata të shumta.

Në fillim ishte Seldi që foli nga skena e ‘Dance with me’, më pas Mimoza publikoi një këngë me titull ‘Mu ma le fajin’ që u përfol se ishte një dedikim për ndarjen nga këngëtari.

Mirëpo duket gjithçka nuk ka mbaruar me kaq, Seldi ka publikuar së fundmi promon e klipit të tij më të ri, në bashkëpunim me vajzën e Sabianit, Keisi Medini.

Ajo çfarë bie në sy është titulli i këngës ‘S’ka dashni’. Kur ai ishte i lidhur me Mimozën realizuan këngën ‘Dashni’ asokohe ishin vërtet të lumtur.

Mos vallë ky është një dedikim për Mimozën? Gjithsesi koicidencaj u bënë shumë.

https://www.instagram.com/p/BsY1zitBLIw/

Link: https://www.instagram.com/p/BsY1zitBLIw/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br28JBZhl2B/