Home ShowBiz Olti Curri zë në befasi këngëtarin: Sa lek do për dasmën e Ilda Bejlerit?!
Olti Curri zë në befasi këngëtarin: Sa lek do për dasmën e Ilda Bejlerit?!
0

Olti Curri zë në befasi këngëtarin: Sa lek do për dasmën e Ilda Bejlerit?!

0
0

Moderatorja sportive Ilda Bejleri është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërkohë që shpesh herë nxit kurozitetin e ndjekëseve dhe fansave për jetën e saj private.

Ilda është një mikeshe shumë e mirë me blogerin Olti Curri dhe ky i fundit publikon shpesh herë pjesë nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Olti Curri ka publikuar një video ku shfaqet nën shoqërinë e Ildës dhe të këngëtarit të njohur Sinan Hoxhës në një lokal.

Gjatë këtij momenti, Olti ka zënë të papërgatitur këngëtarin Sinan Hoxha dhe po ashtu ka surprizuar edhe Ildën, pasi i ka zbuluar planet për martesë.

‘Sinan Hoxha, një pyetje kam unë. Po, jo? Bëhet, s’bëhet? Sa lekë do ti për dasmën e Ilda Bejlerit? Fillon dasma ditën e hënë, mbaron të hënën tjetër.”- thotë Olti, ndërsa Ilda ka nisur të qeshë.

“Zakon tironsish, ne tironsit rregullohemi me njëri-tjetrin, pa pare.”- thotë Sinani.

Link: https://www.instagram.com/stories/olticurri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwNPM0pDA-M/