0
0
Shpresat se Juventusi mund të fitonte trofeun e Champions League ishin të përqëndruara tek Kristiano Ronaldo, por edhe portugezi e pati të pamundur.
Kampionët e Italisë u eliminuan nga Ajaxi pas humbjes 1-2. Cristiano Ronaldo është mërzitur shumë nga ky rezultat dhe duket se është shfryer nga e ëma.
Ka qenë vetë mamaja e 34-vjeçarit, e cila për mediat portugeze zbuloi se Cr7 pas ndeshjes ishte shprehur se nuk bënte dot mrekullinë.
“Ishte i trishtuar pasi donte të shkonte në finale. Më tha që nuk bëj dot mrekulli, por jeta vazhdon.”- u shpreh Dolores.