Home ShowBiz “Ndihem si mortje”, aktori nxjerr ‘sekretet’ e skenës: Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes!
“Ndihem si mortje”, aktori nxjerr ‘sekretet’ e skenës: Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes!
0

“Ndihem si mortje”, aktori nxjerr ‘sekretet’ e skenës: Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes!

0
0

Aktorët e shfaqjes teatrale “Boeing Boeing”, Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj, ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”.

Shfaqja flet për aventurat dashurore të Bernardit i cili ka tre të dashura stjuardese nga vende të ndryshme.

Amos luan rolin e Bernardit don-zhuan ndërsa Linda, Adriana dhe Alesia rolet e të dashurave. Gjatë shfaqjes aktorët dhurojnë rreth 35 puthje në buzë. E vetmja që nuk ka asnjë skenë puthje është Rudina Dembacaj e cila luan rolin e guvernantes.

“Si mortje ndihem, ça s’ndodh aty vetëm mua…”, u shpreh Rudina ndërsa Amosi e ndërpreu dhe deklaroi me humor: “Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes”, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bc5fDs8nR7s/