Home ShowBiz “Jam pothuajse 70% greke?!”, Eleni Foureira bën testin e origjinës
“Jam pothuajse 70% greke?!”, Eleni Foureira bën testin e origjinës
0

“Jam pothuajse 70% greke?!”, Eleni Foureira bën testin e origjinës

0
0

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, ishte e ftuar speciale së fundmi në festivalin më të madh të këngës në Europë, në Eurovizion.

Gjatë qendrimit në Izrael, teksa ka realizuar disa intervista, këngëtarja shqiptare ka bërë edhe testin “Heritage”, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ngeli e shokuar nga rezultatet e këtij testi. Sipas prezantuesit Furiera ka 68.9% origjinë greke, ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, shprehet këngëtarja e njohur pasi mësoi rezultatet e këtij testi.

Ndërkaq Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

Kujtojmë se vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në “Eurovision” dhe u rendit në vendin e dytë.

Link:https://www.youtube.com/watch?v=1Vfe0cMTuLI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxpx6OVgZ6b/