Home ShowBiz “Nuk je shqiptare ti?!” Eva Murati i kthehet Eleni Foureiras, ja si i përgjigjet ajo
“Nuk je shqiptare ti?!” Eva Murati i kthehet Eleni Foureiras, ja si i përgjigjet ajo
0

“Nuk je shqiptare ti?!” Eva Murati i kthehet Eleni Foureiras, ja si i përgjigjet ajo

0
0

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, ishte e ftuar speciale së fundmi në festivalin më të madh të këngës në Europë, në Eurovizion.

Gjatë qendrimit në Izrael, teksa ka realizuar disa intervista, këngëtarja shqiptare ka bërë edhe testin “Heritage”, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ngeli e shokuar nga rezultatet e këtij testi. Sipas prezantuesit Furiera ka 68.9% origjinë greke, ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, shprehet këngëtarja e njohur pasi mësoi rezultatet e këtij testi.

Nga ky rezultat ashtu si edhe vetë Eleni, mbetën të habitur mjaft fansa, ndërsa moderatorja Eva Murati i bëri asaj një pyetje: “Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare?”.

Ndërkaq Eleni i është përgjigjur: “Sigurisht që jam, por ky ishte rezultati i testit tim të ADN-së”.

https://www.instagram.com/p/BxpF2Nvi3jZ/

Link: https://www.instagram.com/p/BxpF2Nvi3jZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxpx6OVgZ6b/ https://www.instagram.com/p/Bw7yd79g86B/