Home ShowBiz “Djale apo vajzë?” Noizy ndan lajmin e bukur për herë të dytë
“Djale apo vajzë?” Noizy ndan lajmin e bukur për herë të dytë
0

“Djale apo vajzë?” Noizy ndan lajmin e bukur për herë të dytë

0
0

Noizy është një nga reperët më të njohur në tregun muzikor shqiptar, i cili ka sjellë për publikun këngë të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Shumë i ndjekur në Instagram, Noizy vazhdimisht publikon foto dhe video nga përditshmëria, por edhe nga projektet e tij muzikore.

Së fundmi, Noizy ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur, ku ka njoftuar se do të bëhet dajë për herë të dytë.

Në foton e publikuar nga reperi në Instastory, shihet një tortë sipër të cilës janë vizatuar dy këmbë foshnje: një në ngjyrë rozë për vajzë dhe një në ngjyrë blu për djalë.

Reperi ka pyetur fansat se cila mendojnë se është gjinia e foshnjës dhe deri më tani votimet më të shumta kanë shkuar për alternativën ‘djalë’.

Kujtojmë që Noizy u bë dajë për herë të parë në prill të vitit 2016, ku erdhi në jetë mbesa e tij Prayla.

noyzi

Link: https://www.instagram.com/stories/noizy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BygC2_eJQ_4/