Supermodelja Irina Shayk duket një mrekulli në kopertinën e verës për revistës Harper Bazzar”. Modelja Shayk ka dhënë intervistën e parë pas ndarjes nga aktori Bradley Cooper.
Megithëse është një nga modelet më të suksesshme në botë, Irina ka treguar se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte.
“Ndonjëherë nuk dukem si modele. Unë jam një qenie njerëzore dhe gaboj si të gjithë”,-është shprehur Irina.
Irina po ashtu ka folur edhe për ndarjen me Bradley Cooper, ku u shpreh se çuditet nga kurioziteti i njerëzve.
“Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”,-ka shtuar Irina.
Ndërsa në lidhje me martesën, ajo vazhdon të besojë dhe nuk është kundra.
“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”,-përfundoi Irina.
Irina dhe Bradley u ndanë këtë vit pas 4 vitesh lidhje, ndërkohë që kanë edhe në vajzë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiUye8HTmN/