Moderatorja e njohur Eva Murati ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”, i drejtuar nga Bora Zemani dhe nga binjakët Donald e Romeo Veshaj.
Gjatë intervistës, moderatorja ka folur edhe për jetën private, megjithëse mundohet që të tregohet gjithmonë e rezervuar.
Moderatorja Eva Murati e cila prej 7 është në një lidhje me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka folur së fundmi për puthjen e saj të parë.
Eva refuzoi të flasë për lajmet e ndarjes nga Genari, por nuk hezitoi që të ndajë disa momente nga jeta personale, ku zbuloi se kur ka dhënë puthjen e parë.
“Nuk po më kujtohet mosha por mbaj mend klasën, kam qenë në klasë të tetë”, tha bukuroshja shqiptare, ndërsa moderatori Romeo Veshaj e ngacmoi edhe më tepër.
“A e meritonte ai tipi puthjen tënde të parë?”, e pyeti ai.
“Po, çun i mirë ishte!”, u përgjigj Eva.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=oZeod3sHGFM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzJPsvLASF5/