Home Business / Technology Instagram po përgatitet për ndryshimin e rëndësishëm
Instagram po përgatitet për ndryshimin e rëndësishëm
0

Instagram po përgatitet për ndryshimin e rëndësishëm

0
0

Krijuesit e aplikacionit të njohur dhe shumë të përdorur në mbarë botën Instagram, por përgatiten për ndryshime të reja dhe mjaft të rëndësishme.

Instagram, në fokus të të cilit është shpërndarja e fotografive, në një publikim në Twitter, ka bërë të ditur se përdoruesit e disa shteteve, nuk do të shohin apo t’i numërojnë pëlqimet që marrin në foto e video!

“Për momentin po bëjmë një test që fsheh numrin total të pëlqimeve dhe shikuesit e videove për disa njerëz në këto shtete: Australi, Brazil, Kanada, Irlandë, Itali, Japoni dhe Zelandë të Re”, ka shkruar Instagram në Twitter.

“Duam që miqtë tanë të fokusohen në fotografitë dhe videot që ju publikoni dhe jo se sa pëlqime marrin. Mirëpo, ju ende mund të shihni si përdorues se sa pëlqime keni marrë duke klikuar në listën e njerëzve që kanë bërë like, por prapë, miqtë tuaj s’do të mund ta shohin se sa pëlqime ka marrë postimi juaj”, kanë thënë nga Instagram.

instgram

Link: https://twitter.com/instagram

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/access-blur-close-up-colorful-238480/