Home ShowBiz Reagon Roberti pas komenteve ngacmuese të biondes, shpjegon përse i publikoi, ndërsa ka një mesazh për të gjithë
Reagon Roberti pas komenteve ngacmuese të biondes, shpjegon përse i publikoi, ndërsa ka një mesazh për të gjithë
0

Reagon Roberti pas komenteve ngacmuese të biondes, shpjegon përse i publikoi, ndërsa ka një mesazh për të gjithë

0
0

Që pas ndarjes me Norën, ai është në qendër të vëmendjes dhe çdo veprim shndërrohet shumë shpejt në lajm.

Ai ka publikuar në instagramin e tij një bisedë me një vajzë e cila mesa duket e pëlqen këngëtarin dhe ka shprehur gjithë dashamirësinë për të.

Roberti për ta falënderuar ka shpërndarë komentin e saj në një prej fotove të tij, por mesa duket kjo ka shërbyer për të  ngatërruar edhe më tej portalet.

Roberti si kundërpërgjigje ndaj mediave ka ripostuar një tjetër mesazh të një fanseje të tij e cila i thotë se ai është një prej artistëve më me këmbë në tokë dhe të tregosh dashuri e respekt për fansat do të thotë shumë, por njerëzit nuk duhet ta marrin për keq një gjë të tillë.

Roberti ka dashur të përforcojë edhe një herë idenë se nuk ka asnjë gjë të keqe të falënderosh fansat, pasi të bëjnë komplimenta.

Ai dhe Nora i dhanë fund martesës së tyre gati një muaj më parë.

Që prej asaj dite e deri më sot, ata të dy vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave online.

 

roberti ok

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BarMdjnDfnX/