Home ShowBiz Arbenita foto nga shtrati, modelja shfaqet sensuale, por e trishtuar
Arbenita foto nga shtrati, modelja shfaqet sensuale, por e trishtuar
0

Arbenita foto nga shtrati, modelja shfaqet sensuale, por e trishtuar

0
0

Arbenita Ismaili dhe reperi Fero ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një ndarje mes tyre.

Këngëtari vendosi të largohej në Gjermani për projekte të reja në fushën e muzikës, ndërsa Arbenita edhe pse thuhet se janë ndarë i uroi fat.

Që pas thashethemeve për ndarje, modelen e kemi parë vazhdimisht duke postuar foto provokuese ku shfaqet gjithnjë në formë dhe mjaft e bukur.

Një foto që na ka rënë në sy e postuar së fundmi në instastory, tregon modelen të shtrirë në krevat të mbuluar me çarçaf deri në fyt dhe me një pamje sa sensuale aq edhe të trishtuar.

Modelja nuk ka sqaruar asnjë gjë në këtë foto, por pamja që ka marrë duke shtuar edhe filtrat duket e çuditshme.

Ende nuk e dimë nëse është ndarë përfundimisht nga reperi, apo vazhdon të mbajë kontakte, por në instagram nuk ka asnjë gjurmë të tyre së bashku.

Vetëm Arbenita vazhdon ta ndjekë Feron, ndërsa ky i fundit prej disa javësh nuk ndjek askënd në instagram.

arbenita

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byxe-WRFhAn/