Home Lifestyle Ujë, kafe apo çaj, ja çfarë duhet të pini në mëngjes për një ditë produktive
Ujë, kafe apo çaj, ja çfarë duhet të pini në mëngjes për një ditë produktive
0

Ujë, kafe apo çaj, ja çfarë duhet të pini në mëngjes për një ditë produktive

0
0

Shumica e njerëzve e nisin ditën duke pirë një kafe, rutinë kjo që shërben për t’u zgjuar dhe për të marrë energjitë e nevojshme për të nisur ditën.

Por çfarë duhet të pijmë në mëngjes sipas ekspertëve të shëndetësisë?

Në fakt ideale për të nisur ditën është një gotë ujë.

Trupi gjatë gjithë natës është dehidratuar dhe pirja e një gote ujë esëll, furnizon trurin me energjinë e nevojshme për të përballuar ditën.

Gjithashtu uji ndihmon organizmin për tu zgjuar dhe për të përballuar ditën më mirë se sa me një kafe apo çaj, sidomos nëse pihen esëll.

Mbas ujit sipas ekspertëve është më mirë që të konsumojmë një çaj dhe më pas nga mesdita kafen.

Mesa duket kafja që në mëngjes nuk ka aspak efektin që të të zgjojë, përkundrazi sidomos nëse pihet esëll ka mundësi të shkaktojë dëme në organizëm.

Link: https://www.livestrong.com/article/459433-which-helps-you-more-in-the-morning-tea-water-or-coffee/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/breakfast-close-up-coffee-coffee-cup-460257/