Home ShowBiz Surprizë për ditëlindjen e të bijës, Rezarta emocionon me mesazhet dhe videot e veçanta
Surprizë për ditëlindjen e të bijës, Rezarta emocionon me mesazhet dhe videot e veçanta
0

Surprizë për ditëlindjen e të bijës, Rezarta emocionon me mesazhet dhe videot e veçanta

0
0

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë bërë prindër 6 vite më parë, pas ardhjes në jetë të Herës.

Vogëlushja ka sot ditëlindjen dhe mami Rezarta ka menduar ta surprizojë me fishekzjarre dhe dhuratat e saj të preferuara.

Përveç surprizës që e ka bërë vogëlushen të fluturojë nga gëzimi, Rezarta ka shpërndarë në instagram disa video mesazhe.

Në videon e parë ku Hera shfaqet duke fjetur në çarçafët e bardhë Rezarta shkruan: “Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë”

“Faleminderit për lumturinë që na dhuron çdo ditë”, shkruan në videon pasardhëse me Herën që vrapon e lumtur, ndërsa më pas i thotë vogëlushes se mami dhe babi e duan në pafundësi.

Këto video të veçanta pasohen edhe nga disa kujtime që Rezarta ka vendosur ti ripostojë ndërsa shfaqet me veshje të njëjtë me të bijën.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/