Home Lifestyle Ja si ta luftojmë pagjumësinë, është më e thjeshtë nga ç’mendoni
Ja si ta luftojmë pagjumësinë, është më e thjeshtë nga ç’mendoni
0

Ja si ta luftojmë pagjumësinë, është më e thjeshtë nga ç’mendoni

0
0

Të vuash nga pagjumësia është një problem serioz që mund të shkaktojë shqetësime në shëndet e mbi të gjitha mungesë përqëndrimi në punë dhe aktivitetet tuaja të përditshme.

Megjithatë ka disa mënyra shumë efikase për ta shmangur pagjumësinë dhe mund ti zbatojë gjithkush.

Si fillim është e rëndësishme të zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë, kjo ju ndihmon të krijoni një disiplinë në organizëm.

Eleminoni alkolin, nikotinën dhe kafeinën të trea këto produkte të lënë pa gjumë.

Nuk duhet të merrni një sy gjumë në drekë apo pasdite, do t’ju pengojë të flini në darkë.

Nëse vuani nga pagjumësia duhet të ushtroheni rregullisht, pasi kjo do t’ju ndihmojë të flini rehat në mbrëmje.

Mos hani apo pini pak para se të shtriheni, pasi nuk do të mund të flini gjumë deri sa stomaku juaj të tresë ushqimin.

Largojeni të gjithë stresin përpara se të flini, nëse nuk keni dëgjuar për terapinë e errësirës është mirë të filloni ta zbatoni tani, pak para se të flini duhet të zbrazni çdo moment negative të ditës dhe të mendoni pozitivisht për ditën e re.

Nëse zbatoni disa prej këtyre këshillave, gjumi juaj do të përmirësohet brenda një kohë shumë të shkurtër.

Link: https://www.webmd.com/women/guide/insomnia-tips

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-photography-of-woman-sleeping-914910/