Home ShowBiz “Për mua ti je fituese”, Robert Berisha shpreh hapur pëlqimin për këtë këngëtare
“Për mua ti je fituese”, Robert Berisha shpreh hapur pëlqimin për këtë këngëtare
0

“Për mua ti je fituese”, Robert Berisha shpreh hapur pëlqimin për këtë këngëtare

0
0

Robert Berisha do të jetë i ftuar këtë të shtunë në “Shiko kush luan”  dhe këtë e ka njoftuar vetë përmes instagramit të tij ku ka postuar disa video nga momentet në skenën e spektaklit.

Së bashku me të do të jetë edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një prej këngëtareve më të preferuara të tij.

Këtë ai e ka shprehur vetë duke shpërndarë në instastory një moment kur Eneda këndon këngën me të cilën do të prezantohet në “Kënga Magjike” dhe për të cilën Roberti thotë: “Nuk e di kush do fitojë, por për mua ti je fituese”, ndërsa e shoqëron komentin e tij me një trëndafil dhe një puthje.

Këtë koment të Robertit e ka shpërndarë në instagramin e saj edhe Eneda shoqëruar me disa duar që luten.

Roberti na ka befasuar së fundmi me deklaratat e tij lidhur me bashkëshorten Nora Istrefi.

Pas njoftimit për ndarje gati 2 muaj më parë, çifti ka dhënë shenja për një ripajtim mes tyre, të paktën këtë na ka lënë të kuptojnë Roberti në dy intervistat e tij të fundit.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/