Home ShowBiz “Kur gabon”, një tjetër baladë dashurie që do t’ju prekë zemrat
“Kur gabon”, një tjetër baladë dashurie që do t’ju prekë zemrat
0

“Kur gabon”, një tjetër baladë dashurie që do t’ju prekë zemrat

0
0

Këngëtarët Enis Keta dhe Andi Stafuka kanë publikuar dy ditë më parë një super bashkëpunim i cili pritet të shndërrohet shumë shpejt në hitin e kesaj vjeshte.

Kënga “Kur gabon”, është një baladë dashurie e përcjellë përmes zërave karakteristikë të dy këngëtarëve të cilët janë bërë bashkë për të sjellë një këngë shumë të veçantë.

Kënga ka një vijë melodike që të bën për vete sapo e dëgjon, gjithashtu mesazhi që përcjell përmes tekstit e bën këtë këngë edhe më të bukur.

“Kur gabon” është publikuar vetëm dy ditë më parë dhe deri tani ka ngjallur mjaft interes në publik.

Kjo këngë është vërtetë emocionuese dhe jemi të sigurt se do të bëhet refreni i ditëve tuaja sapo ta dëgjoni.

https://www.youtube.com/watch?v=79eYeYm82tM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=79eYeYm82tM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs7wryjn2W-/