Home ShowBiz “Lulija”, kënga që po thyen rekorde, miliona klikime në pak kohë
“Lulija”, kënga që po thyen rekorde, miliona klikime në pak kohë
0

“Lulija”, kënga që po thyen rekorde, miliona klikime në pak kohë

0
0

Altin Sulku është një prej këngëtarëve më aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Atë e shohim të publikojë vazhdimisht këngë të cilat janë pëlqyer dhe mirëpritur gjithmonë nga fansat e tij.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Lulija e cila në vetëm pak muaj nga publikimi u shndërrua menjëherë në një prej hiteve të tij me të suksesshme.

Kënga në fjalë numëron sot mbi 9 milion klikime dhe për shumë kohë ka qenë refreni që dëgjohej dhe këndohej kudo.

Pas këtij suksesi këngëtari është duke u përgatitur për një tjetër mega hit ku këtë herë nuk do të jetë vetëm.

Producenti i njohur Maringlen Boja tha për “Arkiva News” se këngëtari është duke u përgatitur për të sjellë këtë herë një duet me një tjetër emër të njohur të muzikës.

Ai nuk ka zbuluar se me kë do të bashkëpunojë këngëtari, por ka premtuar se kënga do të jetë një tjetër sukses që shume shpejt do të shndërrohet në hit ashtu si gjithë këngët e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=QpBhza4gjTY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QpBhza4gjTY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buitsq_A_7l/