Home ShowBiz Zbukurojnë pemën dhe përgatisin biskota, kjo video festive me Ajkën na i zbukuroi ditën
Zbukurojnë pemën dhe përgatisin biskota, kjo video festive me Ajkën na i zbukuroi ditën
0

Zbukurojnë pemën dhe përgatisin biskota, kjo video festive me Ajkën na i zbukuroi ditën

0
0

Bes Kallaku, Xhensila dhe Ajka kanë përgatitur kartolinën më të bukur për festat e fundvitit.

Ata të tre kanë publikuar në instagram një video ku shfaqen të tre së bashku duke përgatitur bredhin.

Gjatë gjithë kohës dëgjohet në sfond e qeshura e Ajkës e cila kënaqet ndërsa sheh prindërit duke përgatitur pemën.

Ata janë veshur të tre njësoj dhe duken kaq të lumtur së bashku duke zbukuruar shtëpinë dhe duke përgatitur ëmbëlsira për festat.

Gjithë bukurinë videos ja ka dhënë Ajka e cila duket kaq e ëmbël ndërsa vjen rrotull duke buzëqeshur, apo tenton të ndihmojë Xhensilën ndërsa po përgatit brumin për biskota.

Kjo video ka vetëm pak minuta që është publikuar, por deri tani është pëlqyer dhe komentuar nga mijëra fansa të çiftit të cilët e konsiderojnë këtë një prej videove më të bukura të fundvitit që kanë parë deri tani.

Besi dhe Xhensila e zbuluan për herë të parë portretin e të bijës gjatë ditës së djeshme në premierën e filmit të ri të Besit ku ishin mbledhur shumë personazhe të njohur të ekranit.

https://www.instagram.com/p/B5KaF8ehKt7/

Link: https://www.instagram.com/p/B5KaF8ehKt7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz3XQwQhG-E/